Dorina Mojallia

Unë jam Dorina, 31 vjeç nga Vlora. E apasionuar pas fitnesit dhe të ushqyerit shëndetshëm. Gjithçka nisi katër vite më parë, kur pesha ime po më krijonte kompleksitete në jetën e përditshme edhe pse të tregohem e sinqert për mamin isha ashtu siç duhet të jetë çdo vajzë, e mbushur dhe faqe mollë . Por kjo nuk isha une. Nuk isha e kënaqur me trupin dhe mbi të gjitha me mënyrën si ushqehesha. Ndaj në maj të 2016 pas disa tentativave që kisha bërë për të nisur palestrën, vendosa ta filloj, duke e kthyer më vonë në pjesë të pandashme të jetës sime. Fillimisht ka qënë shumë e vështirë. Së pari mendoja sikur të gjithë më shikonin mua. Kjo nuk më lejonte që të provoja variete ushtrimesh dhe mos të qëndroja më shumë se 20 minuta kur kishte njerëz. Së dyti, njerëzit që më rrethonin më përsërisnin shpesh që palestra është humbje kohe dhe ndoshta arsyeja përse unë shkoja ishte thjesht që të gjeja një partner. Akoma qesh kur e kujtoj.
Por jo. Palestra ishte një ringjallje si nga ana fizike ashtu edhe mendore. Kuptova qe aty isha vetvetja dhe energjia ime ishte e pashterueshme. Asgjë nuk mund të më ndalte. Fillova të shkoja 5-6 herë në javë. Tregohesha e kujdesshme me ushqimin. Cdo gjë tashmë ishte në funksion të trupit dhe rrjedhimisht të qënies sime. Zgjohesha herët, ulesha në kafe dhe studioja ushtrimet që do bëja në palestër. Cdo ushtrim I ri më emociononte. Pastaj fokusohesha te ushqimi, çfare duhet të haja para dhe pas palestre. Një botë që e kisha patur gjithë jetën përpara dhe nuk e eksploroja. Por kurrë nuk është vonë për të nisur atë që të bën të lumtur. Ndaj unë jam ketu. Që ta nisim këtë rrugë sëbashku, drejt trupit që ti dëshiron, me ushtrimet dhe ushqimin e duhur. A jeni gati? Do të kënaqemi shumë sëbashku, më besoni për këtë.

Ndryshimi fillon tani

Ti e di që duke ndenjtur ulur, duke qarë e duke u ankuar nuk do ndryshosh asgjë. Dil para pasqyrës…dhe nëse nuk të pëlqen ajo që shikon fillo ndryshimin. Tani!

Gjej mënyrën e duhur

Nuk ka rendesi, ku, kur apo si stërvitesh. Gjej mënyrën më të përshtatshme për ty. Nëse do të përmirësohesh, nuk ka pengesë që duhet të vendoset mes teje dhe dashurisë për veten.

Përse duhet të ndiqni programin tim?

Do të shkosh në palestër por nuk di se çfarë ushtrimesh të bësh? Do të rrisësh masën muskulare por sado që përpiqesh prap nuk arrin të shohësh rezultate? Do të shtosh në peshë dhe nuk po mundesh dot? Atëherë ajo çka të nevojitet është një program stërvitor i mirë organizuar, me video ilustruese që do ju tregojnë ekzaktësisht sesi ti performoni ushtrimet. Me një plan ushqimor që do ju ndihmoj dhe mësoj sesi dhe çfarë ushqimesh të konsumoni për të një trup të fortë dhe të shëndetshëm. Të gjitha këto do ti gjeni në këtë program, gjatë të cilit përveç të tjerave do të ulni përqindjen dhjamore në trup dhe mësë shumti atë të zonës së barkut. Muskujt tuaj do marrin një formë më të definuar dhe të bukur. Do të digjni më shumë kalori sesa të bërit cardio. Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme ju do të jeni më të fortë, më fleksibël, më të lumtur dhe gjumi do ju zëri më kollaj. Ndaj bashkohuni me mua në këtë rrugë plot emocione, disiplinë dhe arritje!

Provo tani planin 8-Javor

Stervitu në palestër!