Përse ju duhet "Në formë me Aulonën"?

Gjatë komunikimit të vazhdueshëm me shumë prej jush kam kuptuar se cilat janë ato gjëra që ju pengojnë të nisni një aktivitet fizik, ta vazhdoni atë, apo ta shndërroni në rutinë. Kryesorja është mungesa e informacionit dhe të paturit e dikujt të cilit ju i besoni se do të sjellë ndryshimin tek ju. Në fakt, dua të theksoj që ndryshimin tek vetja, për veten, mund ta bëni vetëm ju. Ama, në formë me Aulonën do të jetë aty, hap pas hapi, krahë jush, jo vetem si trajneri juaj personal, që do t’ju japë programet e duhura stërvitore dhe regjimin e duhur ushqimor, duke ju ndihmuar të arrini trupin që dëshironi, por edhe si mikesha juaj më e mirë, që do t’ju japë këshilla sa herë të keni nevojë për motivim, sa herë të ndjeni se po dorëzoheni. Edhe pse sot informacion ka shumë, unë e di që ajo që ju mungon është një njeri që ju i besoni. Unë dhe vajzat që janë pjesë e “Në formë me Aulonën”, do të jemi njerëzit tuaj të besuar, tek të cilët mund të mbështetni 24 orë në 24, për të cuar deri në fund sfidën që keni vendosur me veten.
“Në formë me Aulonën” ju duhet, sepse është një website fitnessi, i gjithi në shqip. Me programe, këshilla, artikuj, të gjitha në shqip, lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë. Ne do ti përgjigjemi cdo pyetje, apo nevoje për informacion që keni në lidhje me mënyrën e të stërviturit, të ushqyerit dhe jo vetëm, pa ju lënë të lodheni me 100 kërkime nëpër internet, të cilat në fund nuk ju japin informacionin që dëshironi, sepse shpesh nuk e kuptoni. “Në formë me Aulonën” do t’ju ndihmojë jo vetëm të përmirësoni trupin tuaj, por të dashuroni fort veten tuaj. Ky është misioni ynë! I cili do të realizohet bashkë me misionin tuaj: për t’u bërë versioni më i mirë i vetes tuaj.

Provo tani planin 8-Javor

Stërvitu në shtëpi!