blog, Motivim

9 mënyrat se si mund të ulni barkun!

Shpesh herë mund të bëjmë pak humor me miqtë tanë, por karakteristikë për banorët e gadishullit ballkanik është barku i shëndoshë.

Një sasi e madhe yndyrnash apo sic e themi në gjuhën e përditshme dhjami grumbullohet në pjesën e barkut ku gjenden njëkohësisht edhe një pjesë e madhe e organeve jetësore si mëlçia, stomaku apo shpretka. Përveçse ana estetike, barku i shëndoshe shkakton edhe një sërë problemesh shëndetësore si sëmundjet metabolike, diabet i llojit të dytë, kancer dhe sëmundje kardiovaskulare.

Ç’ka është më e keqja, barku i shëndosh prodhon më shumë hormone të dëmshme dhe mesazherë kimikë se ç’nevojitet në organizmin tonë duke rritur inflamacionin në trupin tonë.

Por çfarë e rrit mundësinë e të pasurit bark?

– Mungesa e ushtrimeve fizike

– Alkooli

– Dietë e pasur me yndyrna

– Gjenet – Menopauza

– Dietë e ulët me protein

– Mungesë gjumi

– Stresi

Dhe mbërrijmë te çështja më e rëndësishme: Si ta largojmë barkun e shëndoshë?

1. USHTROHU!

Aktiviteti fizik mund të djegë një sasi të madhe dhjami në të gjithë trupin tuaj, por sidomos në zonën e barkut. Studimet tregojnë se ushtrimet intensive mund të djegin 25%-30% të kalorive në trupin tonë.

Me këtë lloj intensiteti ushtrimesh në një kohë të shkurtër ju mund t ‘ja dilni mbanë dhe t’i thoni “Mirupafshim!” barkut të shëndoshë. Kjo sepse mban nivelin e metabolizmit të lartë edhe pasi kanë kaluar orë nga ushtrimet dhe mund t’ju ndihmojnë të ndërtoni edhe muskuj.

2. Flini mirë

Nëse po flini më pak se 7 orë në natë atëherë po kontriboni në rritjen e barkut tuaj. Mungesa e gjumit po bëhet një nga arsyet më të mëdha të problemeve shëndetësore. Madje, studimet kanë treguar se 1 në 3 persona vuajnë nga gjumi “i keq”. Ekspertët thonë se mungesa e gjumit çrregullon hormonet në organizëm dhe ju ul nivelin e energjisë për t’u ushtruar. Madje mungesa e gjumit ul nivelin e leptinës, hormone që jep sinjalin që ju jeni ngopur e si pasojë, rritet niveli i grelinës, hormoni që rregullon urinë. Pra, më pak gjumë, më shumë uri. Më shumë uri, bark më i shëndoshë. Është e udhës që të flini herët, të limitoni konsumin e kafeinës dhe dremisni pak pasditeve në fundjavë.

3. Rrini në diell

Sipas një studimi, rrezet blu të diellit apo drita e diellit që ne shohim me anë të syrit depërton thellë në lëkurë dhe arrin qelizat dhjamore duke i zvogëluar dhe tkurrur zonat lipide të tyre.

Me anë të rrezeve të diellit, këto zona shkëputen nga qeliza dhe si rrjedhojë, qeliza nuk përmban aq shumë substancë dhjamore sa më parë. E duke qenë më e vogël në përmasë, organizmi e ka më të lehtë ta largojë.

Jo vetëm që merrni vitamin D, por edhe mund të largoni pak dhjam nga trupi juaj nëse qëndroni në diell.

4. Konsumoni më shumë protein

Duhet të dini që proteinat bëjnë më shumë sesa ndërtimin e muskujve.

Prova të fundit kanë treguar se proteinat reduktojnë urinë për ushqime në 60% dhe rrit metabolizmin tuaj duke djegur 80-100 kalori në ditë. Metabolizëm i madh nënkupton më shumë kalori të djegura dhe bel më i hollë.

Jo vetëm kaq, por konsumimi i proteinave e ngop organizmin duke i hequr dëshirën për të marrë më shumë kalori.

5. Largoni stresin

Stresi rrit në organizëm nivelin e kortisolit, i cili është një hormon që ngadalëson funksionet e tjera të trupit për të të lënë të përqëndrohesh.

Kur niveli i kortisolit rritet, rritet edhe oreksi, ndryshon metabolizmi dhe trupit i mbërrin mesazhi se duhet të magazinojë më shumë qeliza dhjamore.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2018, niveli i lartë i kortisolit lidhet ngishtë me obezitetin abdominal, pra në zonën e barkut.

Meqë nuk ka një formulë si të largojmë stresin përgjithmonë, po ju tregojmë disa mënyra si ta reduktoni:

– Krijoni

– Bëni joga

– Meditoni

– Lexoni

– Bashkëbisedoni me të tjerë

– Pini çajra qetësues

– Mësoni të thoni “Jo”

6. Ngrini pesha

Ngritja e peshave është metoda nr.1 për të ndryshuar trupin tonë.

Kjo sepse ngritja e peshave mund të stimulojë rritjen e muskujve dhe nxit metabolizmin. Shkak për këtë bëhet djegia që muskujt i bëjnë kalorive në një kohë shumë të shkurtër.

Një studim tregon sesi 24 javë ushtrime mund të rrisin metabolizmin me 9% te meshkujt dhe rreth 4% te femrat.

Ngritja e peshave në vetvete djeg kalori në mënyrë të shpejtë – për aq kohë peshat që po përdorni janë mjaftueshëm për t’ju “munduar” sado pak.

7. Konsumoni më shumë fibra

Fibrat ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe të mbani të ulët nivelin e kalorive në organizëm.

Por jo të gjitha fibrat janë njësoj. Ka fibra të tretshme dhe të patretshme dhe kjo varet nga veprimi i tyre në ujë.

Fibrat e tretshme ndërveprojnë me ujin dhe ngadalësojnë boshatisjen e stomakut. Kjo sepse këto fibra kur vihen në kontakt me ujin, rrisin përmasat dhe kthehen në një xhel, i cili është i vështirë për t’u tretur. Si pasojë, ju ndiheni më të ngopur.

Disa studime kanë treguar se personat që konsumojnë më shumë fibra të tretshme kanë më pak mundësi të kenë një “tummy”.

Ku t’i gjeni këto fibra? Mollët, luleshtrydhet, tërshëra, bizelet dhe fasulet janë të pasura me këto fibra.

8. Llogarisni kaloritë

Ndoshta shpesh herë nënvlerësohet, llogaritja e kalorive mund t’ju ndihmojë në humbjën e peshës. Menaxhimi i konsumit të ushqimit është mënyra më e mirë për të menaxhuar edhe peshën tuaj trupore. Kur merr më shumë kalori sesa djeg, ka më shumë shanse që masa juaj trupore të rritet. Nëse mban shënim ushqimet që konsumon dhe kupton se ku mund të bësh ndryshime, mund të arrini të hiqni masën dhjamore të tepërt në pjesën e barkut dhe jo vetëm.

9. Provoni fasting

Kjo lloj metode regjimi është kthyer në një nga metodat më trend të momentit. Agjërimi me ndërprerje, ose fasting është një plan ushqimimi, ku ti bëhesh pjesë e një cikli me periudha agjërimi dhe konsumimi. Asnjë lloj ushqimi nuk hiqet nga lista e vakteve në këtë metodë.

Pra, theksi vihet te procesi i konsumimit sesa te lloji i ushqimit të konsumohet.

Sipas një studimi, individët humbasin 4-7% të madhësisë së barkut dhe humbje me 3-5% humbje peshe në të gjithë organizmin në 3-24 javë.

Gjithashti, ky lloj agjërimi ju ndihmon të limitoni marrjen e kalorive – dhe kjo është një nga arsyet se pse edhe kjo metodë është efektive.

Leave a Reply