blog, Receta

Kek me mollë

Jeni gati për një nga ato ëmbëlsirat që do t’ju bëjnë të lëpini gishtat? Të mira, të shëndetshme dhe pa shumë kalori…po hëngrët në masën e duhur, sepse po hëngrët gjithë kekun, unë nuk mbaj përgjegjësi për kaloritë tuaja 😀

Përbërësit për kekun

– 2 mollë e kuqe

– 100 ml Salcë molle (recetën do ta keni më poshtë)

– 40 gr arra

– 100 gr miell bajame

– 120 gr miell kokosi

– 2 lugë baking powder (fryrës për brumin)

– 2 vezë

– 1 lugë caji kanellë

– 60 ml vaj kokosi

– 1 lugë gjelle mjalt

Për purenë e mollës

– 1 kg mollë

– 1 filxhan uji

– 2 lugë caji kanellë

– 2 lugë caji arrë moskat

– Esencë vanilje, ose vanilje pluhur

Për shtresën që do hedhim sipër kekut

– Pure molle

– 2 lugë vaj kokosi

– 1 lugë caji kanellë

– 2 lugë gjelle lëng limoni

– Ujë

Pergatitja

Pureja e mollës

Presim të gjitha mollët në 6 ose 8 feta dhe I vendosim në një tenxhere për t’u zierë, bashkë me gjithë përbërësit e tjerë dhe ujin. I lëmë të ziejnë për 40-45 minuta, derisa të jenë zbutur plotësisht. Kur I heqim nga zjarri I fusim në blender dhe I lëmë derisa të bëhet një masë si pure.

Keku

Në një tas përziejmë sëbashku përbërsit e thatë (miellin e bajames, miellin e kokosit, kanellën dhe baking poëder). Në tasin tjetër hedhim vezët, vajin e kokosit dhe 100 ml pure molle. Më pas I shtojmë edhe përbërsit që ishin në tasin tjetër dhe I përziejmë mirë. Përbërjes I shtojmë një mollë të prerë në copa të vogla dhe arrat. Lyejmë tavën me pak vaj që mos të ngjitet dhe hedhim masën e krijuar. E fusim në furrë në 180 grad për 40 minuta (shikojeni edhe me sy, sepse nxehtësia e furrave ndryshon nga njëra tjetra).

“Shtresa” që do të lyejmë kekun

Hedhim të gjithë përbërësit në tenxhere dhe I përziejmë për disa minuta, derisa të trashet si masë. E heqim nga zjarri. Aty ku është I shtojmë mollë të prera në feta dhe I përziejmë bashkë. Pasi kemi nxjerrë kekun e lëmë të ftohet për 20 minuta në tavë. E vendosim në një pjatancë dhe i shtojmë sipër, në gjithë sipërfaqen, masën e përgatitur.

Leave a Reply