blog, Receta

Kek me portokalle

Kekun me portokalle besoj që nuk ka njeri që nuk e ka qejf, ama si çdo kek tjetër, kur mendoj me sa shumë sheqer, e gjalp, e miell është bërë, nuk e gatuaj fare. Ose më saktë, zgjedh të gatuaj versionin shumë më të shëndetshëm, me më pak kalori dhe po aq të shijshëm (në mos më shumë) të kekut me portokall. Si ky këtu:

Përbërësit

– 2 portokalle

– 5 të bardha vezësh

– Ekstrakt vanilje

– 190 gr miell bajame

– 120 gr miell tërshëre

– 60 gr sheqer kokosi

– 2 lugë caji baking poëder (fryrës për kekun).

Përgatitja

Pasi t’I kemi larë mirë, I shpojmë portokallet mes për mes me një thikë dhe I vendosim për t’u zierë në një tenxhere me ujë. I lëmë për 50 minuta. Pasi I heqim I kullojmë dhe i ndajmë një katër pjesë. I heqim farat dhe i vendosim në blender derisa të bëhen pure.

Ndezim sobën për t’u ngrohur paraprakisht.

Në një tas hedhim miellin e bajameve, të tërshërës, sheqerin dhe fryrësin. Në një tjetër tas hedhim purenë e portokalleve, të bardhat e vezëve dhe vaniljen. I përziejmë mirë. Këtu ku jemi shtojmë përbërësit e tasit tjetër dhe I përziejmë për disa minuta, derisa masa e krijuar të jetë homogjene.

Në një tavë rrumbullake, vendosim një letër kuzhine. Unë e përdor shumë letrën e kuzhinës gjatë pjekjes, sepse kjo ndihmonë që gatimet mos të digjen. Hedhim “brumin” e krijuar dhe e fusim në furrë në 200 gradë. E lëmë për 50 minuta (por kjo varet edhe nga nxehtësia e furrës, kështu që shikojeni me sy, ose bëni provën e pirunit).

Pasi e fikim sobën e lëmë edhe për 30 minuta të tjera të ftohet dhe më pas e presim.

Ju bëftë mirë.

Leave a Reply