diet shtim – java 5

Mëngjesi: 60 gram tërshërë, 150 gr kos, 70 gr luleshtrydhe, 70 gr boronica, 1 lugë gjelle mjalt, 10 gr bajame, 10 gr arra.

Snack: Smoothie një banana, ½ avocado,70 gr spinaq, 2 luge fara chia, 100 ml qumësht, 1 lugë gjelle gjalp kikiriku.

Dreka: ½ patate e ëmbël, 100 gr kërpudha (të gatuara në tigan në gjalp), 10 shparguj, 80 gram fasule, 200 gr biftek, tre vezë (dy të plota një e bardhë), 100 gram gjizë

Snack: Dy galeta orizi me salcë kosi, domate dhe kastravec sipër.

Darka: 80 gr Spaghetti (integrale) carbonara (pa pana)

Mëngjesi: 2 feta bukë integrale ose thekre, të lyera me 1/2 avocado, proshutë pule dhe domate.

Snack: 1 veze e plotë dhe dy të bardha (të ziera), 50 gr lajthi ose bajame, një karrotë

Dreka: 70 gr quinoa, 2 lugë vaj ulliri, 2 kofsha pule, ¼ qepë e kuqe, 150 gr kërpudha, 100 gram brokoli, një spec I kuq, 100 gr misër.

Snack: 200 gram kos, një banana, 1 lugë mjalt, 40 gr fruta të thara (hurma arabie, fik, kajsi, etj).

Darka: Gjell me qiqra dhe karrota (200 gr), 200 gram fileto pule e pjekur. Sallatë jeshile me 1 kastravec, një domate, një spec, 100 gram djath I bardhë. Një fetë bukë integrale.

Mëngjesi:Pite me miell qiqrash (receta në blog) lyer me Philadelphia light, 2 copa proshutë, domate, sallatë jeshile, një vezë, 10 ullinj.

Snack: Sallatë frutash

Dreka:200 gr fileto viçi, perime të ziera, një patate e ëmbël, 120 gr brokoli, 100 gr lulelakër, karrotë, 70 gr oriz integral.

Snack:Brownie me gjalp kikiriku (receta në blog)

Darka: Sallatë me lakër të kuqe (100 gram) salmon I tymosur ose normal 100 gram, një domate, një spec I kuq, 50 gr rrepa, qepë, 30 gr fara të ndryshme (lini, kungulli, fara luledielli, susam). Një fetë bukë integrale. (receta në blog)

Mëngjesi: Një fetë bukë e lyer avocado, 2 vezë të skuqura, 70 gr djath kackavall I pjekur. Një lëngë frutash sipas dëshirës.

Snack:Smoothie një banana, ½ avocado,70 gr spinaq, 2 luge fara chia, 100 ml qumësht, 1 lugë gjelle gjalp kikiriku.

Dreka:70 gr bulgur, 100 gr lakër brukseli, 100 gr brokoli, 2 karrota, 200 gr fileto pule, 15 gr fara luledielli, 15 gr fara lini.

Snack: 2 galeta orizi lyer me gjalp kikiriku dhe reçel sipas dëshirës

Darka: 200-250 gr merluc, perime në tavë, 1 patate, një kungull, një patëllxhan, gjysmë qepe. Sallatë me spinaq, 100 gr fasule, 50 gram misër, domate, 10 gram fare të ndryshme.

Mëngjesi:60 gr tërshërë e ngrohtë, me një banana, 20 gr fare të ndryshme, 10 gram arra, 10 gram bajame.

Snack: Një gotë qumësht dhe sallatë frutash me fruta sipas dëshirës.

Dreka: 150 gram pate furre me dy kofsha pule. Sallatë greke. Dy lugë vaj ulliri.

Snack: Një barretë proteinike (receta në blog)

Darka: 70 gr risotto me karkaleca, sallatë cezar.

Mëngjesi: 2 feta me gjalp dhe recel (sipas dëshirës)

Snack: Një banana, dy lugë gjalp kikiriku

Dreka: 80 gr Makarona me 120 gr ton, një kungull dhe 30 gr ullinj.

Snack: 50 gr Ccokollatë e zeze

Darka: Patëllxhana të mbushur. Sallatë greke (domate, kastraveca, ullinj, djath I bardhë).

Mëngjesi: Omlet me pesto (receta në blog). Një fetë bukë integrale

Snack: 20 gram bajame, 20 gr fara kungulli, 10 hurma arabie

Dreka: Pite me qofte qiqrash (receta në blog)

Snack: Një ëmbelsirë sipas dëshirës

Darka: Supe me perime. 70 gram quinoa me 150 gram karkaleca.