dieta PD2 – Java 1

Mëngjesi: Tërshërë të pergatitur një natë më parë: 30 gr tërshërë, 80 militra qumësht (bajame, ose soje), 80 ml ujë, 1 lugë gjelle fara chia, 50 gr luleshtrydhe, 50 gr boronice, një lugë caji gjalp kikiriku. I vendosim në një kavanoz të gjitha bashkë dhe I lëmë në frigorifer gjatë natës.

Snack: 20 gr fruta të thata (arra, lajthi, bajame)

Dreka: 30 gram oriz integral, 1 kofshë pule (pa lëkurë dhe pa dhjam), 150 gram shparguj, një karrotë, një spec I kuq, si dhe një lugë vaj ulliri

Darka: Një peshk merluc, 120 gram sallatë jeshile, 1 domate, 60 gram fasule të bardha (nga ato në kuti), ½ qepë e kuqe, një kastravec turshi, një vezë.

Mëngjesi: Egg muffins: 3 vezë, 30 ml qumësht (normal, kokosi, bajame, ose soje), 20 gram spinaq, 20 gr qepë e kuqe, 40 gr spec I kuq. I bashkojmë të gjitha, I hedhim në format e muffins dhe I vendosim në sobë.

Snack: Një galetë orizi lyer me ¼ avocado, gjysmë domate

Dreka: 100 gr brokoli, gjysmë patate e ëmbël, 1/2 kungull dhe 1/2 patellxhan, 200 gr mish I grirë (I gatuar si per kim) qe ja hedhim siper perimeve. .

Darka: Kunguj “makarona” me fileto (receta në blog)

Mëngjesi: Një fetë bukë integrale (e zezë ose thekre), lyer me 1 lugë gjalp kikiriku, 100 gram manaferra (ose boronica) sipër. Një vezë e zierë.

Snack: Sallatë frutash me 60 gr luleshtrydhe, gjysmë banane, 1 kivi.

Dreka: 50 gram quinoa me 120 gr karkaleca, spec jeshil, 70 gram kërpudha, 100 gram brokoli, ¼ qepë e kuqe, ½ kungull

Darka: 150 gram fileto pule, 120 gram spinaq, 1 spec I kuq, ½ domate, 20 gram misra, ¼ qepë e kuqe, një kastravec turshi, një lugë vaj ulliri.

Mëngjesi:2 vezë të fërguara me 1 lugë vaj ulliri, 70 gr. gjizë, një domate.

Snack: 2 lugë hummus (recetën në blog) me një karrotë

Dreka: 50 gr makarona integrale me mish të grirë (gatuar me speca, domate, karrota)

Darka:Perime në furrë (1 kungull, 1 patëllxhan, ½ patate e ëmbël, një spec) me 150 gram fileto pule, shoqeruar me 100 gram sallatë jeshile.

Mëngjesi:Pancake me spinaq dhe ton (receta në blog).

Snack:Një barretë proteinike (receta në blog)

Dreka: 100 gr. thjerrza me karrota, 150 gr fileto pule, 30 gr quinoa.

Darka: 100 gr fasule të bardha, 100 gr brokoli, 70 gr lulelakër, ½ domate, 1 lugë vaj ulliri, 150 gr merluc.

Mëngjesi:Smoothie me 100 gr kos, 100 ml ujë, ½ banane, një grusht spinaq, një lugë caji mjalt, 20 gr tërshërë.

Snack: Një galetë orizi lyer me një lugë gjelle gjalp kikiriku dhe një lugë gjelle recel (sipas dëshirës).

Dreka:Gjellë me bizele dhe patate, një copë mish viçi pa dhjam.

Darka: Sallatë me 2 panxhar, 30 gr djath feta, 1 karrotë, majdanoz, ½ limon, 1 lugë caji vaj, piper, kripë. 150 gr fileto pule.

Mëngjesi: Omlet me pesto (receta në blog)

Snack: 100 gram kos me gjysmë molle dhe një lugë caji gjalp kikiriku

Dreka: 50 gr bullgur me perime (kërpudha, karrota, speca, kunguj) dhe 150 gram fileto pule.

Darka: 100 gram sallatë jeshile, 2 vezë tw ziera, 80 gr fasule të bardha, 1 kastravec, 100 gram domate qershi, 1 spec I kuq, një kuti peshk ton.