per dobesim 1- Java 8, Dita 5

Sot është dita për një tjetër circuit, ku do të kryhen 10 ushtrimet rresht. Do të kemi gjithësej tre raunde. Pushimi mes raundeve do të jetë 1 minutë. Pushimi nga ushtrimi në ushtrim do të jetë 15 sekonda.

Ulemi mbrapa me gju dhe ndërkohë që ngrihemi e hedhim këmbën para, sikur të jemi duke gjuajtur me shkelm. Mundohemi ta ngremë këmbën sa më shumë.

Koha: 30 sek

Vendosim pëllëmbët në tokë. Njërën këmbë e mbajmë të përthyer, të puthitur në tokë, tjetrën e mbajmë në ajër. Ngrihemi me të dyja këmbët njëkohësisht, por këmbën që e kemi në tokë e ngremë më pak, ndërsa këmbën tjetër e ngrmë me shumë (si në video). Kthehemi në pozicionin fillestar, kur vetëm njërën këmbën e mbështesim sërish në tokë, ndërsa tjetrën e çojmë shumë afër, pa e mbështetur.

Koha: 30 sek

Trupin e shtrirë, këmbët të kryqëzuara, duart të hapura gjerë, bëjmë pompka duke u përpjekur të ulemi sa më afër tokës.

Koha: 20 sekonda

Qëndrojmë në pozicion lunge. Në atë pozicion shkëputemi nga toka me hedhje dhe shkojmë sërish në vend. Duart i mbajmë të kryqëzuara para gjoksit.

Në pozicion fillestar, drejt me këmbët të hapura sa gjerësia e supeve. Mbajmë një peshë në dorë dhe ulemi në pozicion gjysmë squati, duke prekur tokën me peshë. Kur ngrihemi bashkojmë këmbët me njëra tjetrën, ndërsa dorën me peshë e ngremë lart. Të gjitha veprimet bëhen me hedhje.

Koha: 30 sekonda

Në pozicion fillestar drejt, në këmbë, mbajmë dy pesha në duar. Ulemi në tokë, duke u mbështetur tek peshat, ndërkohë që me hedhje shtrijmë këmbët prapa. Çohemi sërish dhe po me hedhje shkëputemi nga toka.

Koha: 30 sekonda

Qëndrojmë në pozicion drejt, me këmbët të hapura sa gjerësia e supeve. Mbajmë një peshë në dorë, të cilën e ngremë lart, me krahun drejt. Ulim krahun me dy kohë, duke e ndaluar, njëherë tek supi dhe më pas e shtrijmë krahun posht, ndërkohë që ulemi anash, nga krahu i kundërt.

Koha: 30 sek

Pozicioni fillestar drejt, me këmbët të bashkuara me njëra tjetrën, cojmë njërën këmbë para, por diagonal dhe ulemi në gjunjë. Shkojmë në pozicionin fillestar dhe ulemi në anën tjetër, me këmbën tjetër.

Koha: 30 sekonda

Me duart të vendosura në tokë, qëndrojmë në majë të gishtave, me gjunjët të mbledhura afër gjoksit. Shtrijmë këmbët komplet majtas, kthehemi në pozicion fillestar dhe i shtrijmë sërish këmbët komplet djathtas.

Koha: 30 sekonda

Qëndrojmë me këmbët të hapur sa gjerësia e supeve, përthyhemi para në 45 grad. Duart i mbajmë të shtrira para gjoksit. Në duar kemi gira. I hapim sa më gjerë anash, me tendencën për t’I cuar bërrylat sa më sipër.