per dobesim 2- Java 3, Dita 3

Sot stërvitja do të jetë e fokusuar tek core, zona e barkut dhe mesi, sepse sa më shumë të forcojmë këtë zonë, aq më me lehtësi do të bëjmë në të ardhmen ushtrimet për cdo pjesë të trupit. Stërvitja do të zhvillohet nëpërmjet katër cirkuiteve, me 8 ushtrime.

8 ushtrimet do të bëhen rresht nga 1 tek 8. Cdo ushtrim do të jetë 30 sekonda, do të pushojmë 10-15 sekonda dhe do të vazhdojmë direkt tek ushtrimi 2, e kështu me radhë deri tek ushtrimi I fundit, i teti. Pasi të kemi mbaruar 8 ushtrimet, pra cirkuitin e pare, do të pushojmë 1-2 minuta dhe do të nisim sërish cirkuitin me 8 ushtrimet nga a para. Gjithsej do të bëjmë 4 cirkuite.

Shtrirë me kurriz në tokë, duart të hapura anash, ngrihemi sa më sipër me supe, dhe tentojmë të prekim dorën e majtë me këmbën e djathtë, shtrihemi sërish dhe ngrihemi duke prekur anën e kundërt. E bëjmë këtë për 30 sekonda.

Koha: 30 sekonda.

Sërish shtrirë, këtë herë duart i mbajmë ngjitur me trupin, këmbët në pozicionin fillestar të shtrira, I ngremë dhe mbledhim duke afruar gjunjët sa më pranë gjoksit. I ulim sërish duke I shtrirë, por pa prekur tokën.

Koha: 30 sekonda

Në pozicionin plank, mbështetur mbi bërryla, lëvizim trungun një herë majtas, një herë djathtas, duke tentuar ta afrojmë sa më pranë tokës.

Koha: 30 sek

Shtrirë me kurriz, këmbët e mbledhura, duart në kokë, ngremë shpatullat nga toka, një herë majtas, pastaj djathtas. Përpiqemi ta mbajmë barkun sa më të kontraktuar. Në momentin që shtrihemi, shikimin e mbajmë lart në mënyrë që të shmangim dhimbjen e qafës.

Koha: 30 sek

Sërish shtrirë, në të njëjtin pozicion, këtë herë I ngremë këmbët nga toka, po ashtu ngremë edhe supet dhe lëvizim këmbët dhe trupin në të njëjtën kohë, një herë majtas, një herë djathtas, duke tentuar të prekim thembrat me dorë.

Koha: 30 sek

Shtrirë në tokë barkas, ngremë në të njëjtën kohë duart dhe këmbët dhe I lëvizim si në video, pa prekur tokën.

Koha: 30 sekonda

Shtrirë në tokë me kurriz, duart afër trupit, këmbët të mbledhura, i shtrimë sipër drejt, sa më sipër, duke shkëputur edhe mesin nga toka.

Koha: 30 sekonda

Shtrire anash, mbeshtetur ne berryl, ulemi dhe ngreme mesin si ne video.

Koha: 30 sekonda