des

Keni menduar ndonjëherë që mund të bini nga pesha duke ngrënë ushqimet tuaja të preferuara, sic janë ëmbëlsirat, makaronat, pizzat, apo hamburgerat?
Epo ja që kjo do të ndodhe me regjimin ushqimor të Healthylicious, sepse qëllimi ynë është ta bëjmë procesin e rënies nga pesha një kënaqësi për ju dhe jo vuajtje. Patjetër, që të gjitha cfarë përmendëm më sipër, do të jenë versionet e shëndetshme, me pak kalori, por që ju premtojmë se do t’ju shijojnë shumë.

Vaktet janë të përbërë nga tre makronutrientët: proteina, karbohidrate dhe yndyrë e shëndetshme dhe padyshim gjithë mikronutrientët e domosdoshëm, vitaminat dhe mineralet aq të rëndësishme për një shëndet sa më të mirë, sepse për të hequr kilogramët e tepërt, nuk duhet kurrë të sakrifikohet shëndeti.

Kaloritë ditore të tre vakteve dreka, darka dhe snack variojnë nga 950 në 1150 kalori, duke lënë kështu dhe hapsirën për 300-400 kalori të marra me mëngjesin, i cili do të sugjerohet nga ne, për t’ju a bërë edhe më të lehtë. Me këtë regjim parashikohet të humbisni 3 deri në 5 kg në muaj.

Shërbimi është nga e hëna në të shtunë. E diela është pushim.