Rreth Aulonës
Më shumë rreth Aulonës
Po ju tregoj historinë time
Më në fund, projekti për të cilin kam kohë që punoj, por, për të cilin kam akoma edhe më shumë kohë që ëndërroj, është gati. Një website ku do të ndaj me ju, gjithë pasionin tim (i cili më shoqëron prej 16 vitesh tashmë) për aktivitetin fizik, për të ushyerin mirë, për të ndjerin mirë… për të jetuarin shëndetshëm. Tashmë shumë prej jush nuk më njohin më vetëm si Aulona gazetare apo Aulona moderatore, por edhe si Aulona influencer, ose Aulona e apasionuar pas palestrës dhe të jetuarit shëndetshëm. Mënyra ime e jetesës dhe pasioni i madh ndaj aktivitetit fiziki dhe fitness-i është shndërruar në një lifestyle, i cili prej kohësh frymëzon shumë prej jush. Deri tani i gjithë interaktiviteti ka qenë nëpërmjet faqes time të Instagramit. Nga sot do të jetë diçka më shumë, diçka më e madhe.
Në formë me Aulonën
Në formë me Aulonën, është krijuar për ju! Për të gjitha ato vajza dhe gra, që më shkruajnë çdo ditë në Instagram dhe më kërkojnë këshilla se si të bëhen një version më i mirë i vetes së tyre: si të dobësohen, si të heqin dorë nga zakonet e këqija të të ushqyerit, si të heqin dorë nga jeta e plogësht, si të hanë shëndetshëm, si të jetojnë shëndetshëm, si të kenë më shumë vullnet, si t’i vënë qëllime vetes dhe t’i mbajnë ato, por mbi të gjitha si të dashurojnë personin që shohin sa herë që janë përball pasqyrës. Të jeni të sigurta që bashkë do t’ja arrijmë kësaj!
Jam e lumtur që në kaq vite, unë kam qenë një burim frymëzimi, në forma të ndryshme, për shumë prej jush. “Në formë me Aulonën” nuk ka për qëllim vetëm t’ju bëjë të humbisni disa kile, më besoni që kjo është pjesa më e thjeshtë. Qëllimi kryesor këtu do të jetë t’ju bëjë të vlerësoni më shumë veten, ta respektoni më shumë atë, të investoni më shumë tek ajo, e mbi të gjitha ta doni më shumë. A nuk mendoni se kjo është diçka e mrekullueshme? Unë për vete po! Unë e di sa shumë nevojë keni për t’ja arritur kësaj. E di, nga mesazhet e shumta që marr prej shumë vitesh në rrjetet e mia sociale, nga vajza dhe gra të palumtura me veten e tyre, me trupin e tyre, por të pavendosura për të bërë ndryshimin që aq shumë dëshirojnë. Disa nuk e bëjnë sepse s’kanë mundësi, disa të tjera sepse nuk kanë vullnet, disa sepse nuk kanë informacion. Janë të shumta arsyet. Por kam një lajm të mirë për ju, nga sot, këto arsye nuk do të vlejnë më. Nga sot, të gjitha ju do të kuptoni që mundeni dhe jeni gati të bëni ndryshimin e madh! Jeni gati për të qenë versioni më i mirë i vetes tuaj, versioni që keni kohë që dëshironi!






Në formë me Aulonën
Eja të stërvitemi bashkë!!!
Program Dobësimi
8 Javor
Program Muskulature
8 Javor
Program Tonifikimi
8 Javor