Rreth Healthylicious

Motivimi Healthylicious
Të hash shëndetshëm dhe me shije… A nuk është kjo dëshira që ka kushdo? Padyshim që po! Pikërisht nga kjo dëshirë, e juaja, e shndërruar tashmë në nevojë, lindi Healthylicious, shtëpia juaj e shijes dhe e shëndetit.

Pas suksesit të padiskutuar tashmë të “Në formë me Aulonën”, platformës së parë stërvitore online në Shqipëri, ku vajza e gra shqiptare që jetojnë në çdo cep të botës, kanë shndërruar në mënyrë të jashtëzakonshme trupin e tyre nëpërmjet stërvitjes dhe ushqimit të shëndetshëm, shumë prej jush patën një kërkesë: Mirë stërvitjen që na e solle brenda shtëpisë, po sikur të na sillje edhe ushqimin?

Healthylicious

Qëllimi kryesor I Healthylicious është që ju të krijoni një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin, duke kuptuar që ushqimi nuk është armiku juaj, por përkundrazi, është aletati juaj më i madh për një jetë të shëndetshme, trup të bukur, e shëndet optimal.

Pse Healthylicious? Sepse duam të largojmë mendësinë aq shumë të rrënjosur tek shumë prej jush që të ushqehesh shëndetshëm, do të thotë të hash gjëra pa shije, gjëra që s’të pëlqejnë, ushqime të cilat i konsumon me vështirësi, e që në fund e bëjnë gjithë proçesin e të ushqyerit, një proçes që nuk të dhuron aspak kënaqësi. Të ushqehesh shëndetshëm s’do të thotë të hash perime të ziera çdo ditë, e as të heqësh dorë nga ëmbëlsirat aq shumë të dashura.

Prandaj Healthylicious do ta shndërrojë proçesin e të ushqyerit shëndetshëm, apo proçesin e rënies nga pesha në kënaqësi, falë shijes që do t’ju dhurojë në çdo pjatë.
Dy vakte kryesore, dreka & darka dhe një snack do të vijnë çdo ditë tek ju për t’ju ndihmuar të arrini rezultatet që dëshironi, pa hequr dorë nga shija.

Të gjitha produktet e përdorura janë të cilësisë maksimale. Ky është kushti me të cilin nuk do të bëjmë asnjëherë kompromis. Me ushqimet e Healthylicious nuk do të mërziteni asnjëherë, sepse çdo vakt do të jetë ndryshe dhe I larmishëm.

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime