Sot, kemi një total body, I cili do të zhvillohet nëpërmjet tre cirkuiteve, me 10 ushtrime.
10 ushtrimet do të bëhen rresht nga 1 tek 10. Cdo ushtrim do të jetë 30 sekonda, do të pushojmë 10-15 sekonda dhe do të vazhdojmë direkt tek ushtrimi 2, e kështu me radhë deri tek ushtrimi I fundit, 10-a. Pasi të kemi mbaruar 10 ushtrimet, pra cirkuitin e pare, do të pushojmë 1-2 minuta dhe do të nisim sërish cirkuitin me 10 ushtrime nga e para. Gjithësej do të bëjmë 3 cirkuite.
Në pozicionin drejt, ngremë këmbët mbrapa, duke tentuar të prekim vithet
Koha: 30 sekonda
Me këmbët të hapura sa gjerësia e supeve, ulemi në pozicion squati. Ndërkohë që ngrihemi, hidhemi duke hapur këmbët dhe duart sa më shumë anash.
Koha: 30 sekonda
Qëndrojmë në majë të gishtave të këmbëve, me pëllëmbët e mbështetura në tokë. Do lëvizim anash, duke u spostuar me këmbën dhe dorën e kundërt, pra këmbën e majtë dhe dorën e djathtë, pastaj këmbën e djathtë dhe dorën e majtë. Tre herë nga njëra anë, tre herë nga tjetra.
Koha: 30 sekonda
Sërish me pëllëmbët e mbështetura në tokë, këmbët e shtrira mbrapa përpiqemi t’I sjellim sa më afër gjoksit duke I mbledhur.
Koha: 30 sekonda
Në këmbë, me dy pesha në duar, ngremë njëherë njërën këmbë të mbledhur anash duke tentuar ta prekim me brrylin e së njëjtës dorë, e cila ulet poshtë. Një herë me njërën, një herë me tjetrën.
Koha: 40 sekonda
Me gjunjët e përthyer, e përkulur para, krahët e shtrira poshtë, ngremë me radhë, me shpejtësi njëherë njërin krah, një herë tjetrin.
Koha: 30 sekonda
E përkulur me trupin para, cojmë një herë njërën këmbë mbrapa sa më anash, pastaj këmbën tjetër. Gjatë kohës që bëjmë këtë prekim gishtat e këmbës me dorën e kundërt.
Koha: 30 sekonda
Në pozicionin drejt, me këmbët të hapura sa gjerësia e supeve, ndërkohë që në duar kemi dy pesha, që I mbajmë në nivelin e supeve, ulemi në pozicion squat. Kur ngrihemi, ngremë dhe duart sipër, të shtrira.
Koha: 30 sekonda
E mbështetur me pëllëmbë në një karrige, këmbët e shtrira, ulemi dhe ngrihemi sa më shumë me krahë, duke shtrirë dhe mbledhur bërrylat
Koha: 30 sekonda
E ulur në tokë, qëndrojmë me këmbët e ngritura, të përthyera. Peshën që kemi në dorë e kalojmë poshtë këmbëve duke e pasuar sa në njërën dorë tek tjetra. Barkun e mbajmë sa më të kontraktuar.
Koha: 30 sekonda