Këtë herë programi i ri i në formë me Aulonën, vjen totalisht ndryshe.
Një miks mes kardios\aerobisë dhe forcës, një kombinim perfekt për të djegur kalori, ulur masë dhjamore dhe krijuar masë muskulare në vetëm 6 javë. Një program I cili ka për qëllim në radhë të parë të ndiheni mirë mendërisht dhe psikologjiksë, sepse një trup I shëndetshme nuk mund të ekzistojë pa një mendje të shëndosh. Dhe si do ta arrini këtë?
Nëpërmjet kërcimit\aerobisë!
A ka njeri që nuk e do kërcimi? Nuk e besoj!
Në këtë mënyrë nuk do t’I bëni më bisht stërvitjes me justifikimin që nuk ju pëlqen të bëni ushtrimet. Sepse tre herë në javë ju thjesht do të gjeni 30 minuta kohë për veten tuaj dhe do të kërceni, duke shijuar në maksimum çdo notë muzikore, duke ëndërruar sikur jeni mbretëresha e pistës së vallzimit. Do të ndiheni sensuale, me energji, një balerinë e vërtetë, në rehatinë e shtëpisë tuaj. Dhe ndërkohë do të shpenzoni shumë kalori! Dhe do të ulni masën dhjamore! Ku ka më bukur se sa kaq?
Programi i ri “Mbretëresha e kërcimit” ka 5 ditë, në të cilat tre janë aerobi\kërcim + 10 minuta muskuj barku në fund. Ndërsa dy ditë të tjera janë ushtrime të ndara, një ditë pjesa e poshtme e trupit dhe një ditë tjetër pjesa e sipërme. Do t’ju duhen vetëm dy gira, ju sugjeroj të merrni nga ato ku mund të vendosni dhe hiqni pllakat në mënyrë që të keni mundësi t’ja përshtasni peshën ushtrimit që jeni duke bërë. Zakonisht për pjesën e sipërme të trupit punohet me pesha më të vogla, ndërsa pjesa e poshtme kërkon pesha më të mëdha. Në këtë mënyrë përveç se do të ulim masën dhjamore, do të krijojmë edhe masë muskulare, kaq e nevojshme për të nxitur metabolizmin, për të qenë në formë dhe padyshim për t’u dukur bukur.
Edhe ketë herë programi vjen i shoqëruar me regjimin ushqimor, i cili është shumë i rëndësishëm për të arritur objektivat që ju keni, uljen e masës dhjamore.
Jeni gati? Programi zgjat 6 javë, por do të qëndrojë i hapur 8 jave, në mënyrë që të zëvendësoni ndonjë ditë kur nuk keni arritur të stërviteni.
Për të gjitha mikeshat e reja, apo ato që prej katër vitesh tashmë janë pjesë e ne formë me Aulonën, mezi po pres sa të nisni këtë rrugëtim të ri, i cili jam e bindur që do t’ju kënaqë dhe argëtojë, në rrugën drejt qëllimit për një trup me të bukur e mbi të gjitha shëndet më të mirë.