Brownie me gjalp kikiriku

Brownie me gjalp kikiriku
Unë jam një njeri që I kam dashuruar dhe do t’I dashuroj gjithë jetën ëmbëlsirat. Ama prej disa vitesh tashmë kam eleminuar thuajse totalisht sheqerin nga regjimi im ushqimor dhe sidomos nga raftet e kuzhinës. Ama nga ëmbëlsirat nuk kam hequr dorë. Thjesht ato janë shndërruar në ëmbëlsira më të shëndetshme dhe më besoni, edhe më të shijshme. Si ky browni psh ☺

Përbërësit

– 150 gram gjalp kikiriku

– 1 vezë

– 70 gram mjalt

– 1 lugë caji vanilje (mund ta përdorni edhe pluhur nëse nuk keni lëng)

– 1 lugë caj fryrës brumi

– 100 miell kokosi (ose miell bajame

– 70 gram chocolate chip.

Përgatitja

Hedhim të gjithë ingredientët (përvec chocolate chip) në një tas sipas radhës së listuar më sipër dhe I përziejmë mirë, derisa të krijohet një masë homogjene. Në fund shtojmë chocolate chips dhe I përziejmë edhe për pak. Në fund lyejmë tavën me pak vaj (që mos të na ngjisë) dhe shtrojmë masën e krijuar. E fusim në furrë 180 gradë për 20-25 minuta (ose derisa ta kuptojmë me sy, sepse varet nga furra). E heqim dhe e lëmë 20 minuta.

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime

pËr festa

20% - 30%

Të gjitha programet janë -20% deri -30%!