Cous cous me perime dhe gjoks pule

Përbërësit

– ½ 1epe
– ½ Spece jeshil, 1/2 spec i kuq
– ½ Kungull
– 3 Kerpudha
– 50 gr Miser
– ½ Domate
– Spinaq (një grusht)
– Gjoks pule
– Ereza ato qe keni qejf (une i kam hedhur krip, piper te kuq, hudher te grire, shafran)

Skuqim qepën me vaj ulliri, bashkë me specin jeshil dhe atë të kuq. Unë i hedh erëzat që në fillim. Shtojmë perimet me radhë (kungull, misër, kërpudha, domate dhe ne fund fare spinaqin). I lëmë disa minuta në zjarr me njëra tjetrën sa të fillojnë të marrin ngjyrë, pastaj shtojmë pulën (që duhet të jetë e gatuar më parë). Shtojme cous cousin. E kavërdisim për 2-3 minuta bashkë me perimet dhe mishin dhe pastaj shtojmë ujin (masat janë si për orizin 1 me 2). Cous cousi s’ka nevojë të lihet shumë në zjarr, mjaftojnë 5-6 minuta, kur të ketë pirë gjithë ujin e hiqni.
Është ushqim shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm! Ju bëftë mirë!

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime