‘- 40 gr mozzarella,
– 30 gr djath kacckavall,
– 1 vezë,
– 200 gr lulelaker,
– 1/2 domate,
– 1 spec,
– 50 ml salcë domate,
– 70 gr kërpudha,
– 1 kuti ton,
– kripë, piper, rigon.
Përgatitja
Pasi e kemi larë lulelakrën, e presim në copa të vogla dhe e vendosim të ziejë për 5-6 minuta. Pasi e heqim nga zjarri, përpiqemi t’i thithim gjithë ujin dhe e hedhim në kombinat, bashke me vezën, djathin kacckavall, gjysmën e mozzarellës dhe kripën.
E lëmë për pak sekonda dhe pasi e heqim që aty, e vendosim në një tavë, duke u përpjekur ti japim formën rrumbullake të një pizzë. E fusim në furrë për 15 minuta.
E nxjerrim dhe I shtojmë, salcën, pjesën e mbetur të mozzarelës, domatet, specin, tonin, kerpudhat dhe e fusim në sobë edhe për 10 minuta të tjera.