Përbërësit
– 10 hurma arabie
– 3 lugë miell kokosi
– 3 lugë tërshërë
– 2 lugë gjelle gjalp bajame, ose kikiriku
– 1 lugë gjelle mjalt ose (maple syrup)
– 1 filxhan kafe me qumësht bajame
– 100 gr fruta pylli (unë përdora manaferra dhe boronica).
Përgatitja
Hedhim gjithë përbërësit në kombinat dhe I lëmë të përzihen derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Masën e krijuar e vendosim në një tavë të vogël dhe e fusim në ngrirje ku e lëmë për 1 orë.