“Makarona prej kungulli” me kerpudha, shparguj dhe salmon

Makaronat janë të mira shumë, për këtë besoj biem dakord të gjithë, por po aq dakord biem edhe për faktin që ato të shkreta I kanë ca kalori më shumë, që sidomos në këtë periudhë izolimi e pasiviteti mund të kenë goxha ndikim në shëndetin tonë. Prandaj, si thoni sikur t’I zëvendësojmë me diçka tjetër, po aq të shijshme (në mos më shumë), më të shëndetshme dhe me më pak kalori?

Për katër persona

– 4 feta salmon

– 300 gr kërpudha

– 300 gr domate qershi

– 15 shparguj

– 4 thelpinj hudhër

– 4 kunguj

– 4 lugë gjelle pesto

– 2 lugë vaj ulliri

– kripë, piper

Përgatitja

Vendosim salmonin në tavë, ose në zgarë. Nuk I hedhim vaj sepse salmoni lëshon vetë mjaftueshëm yndyrë. I hedhim vetëm kripë dhe piper.

Hedhim një lugë vaj në një tigan dhe e lëmë të ngrohet për dy minuta. Shtojmë me radhë hudhrat, kërpudhat, domatet e prera, shpargujt e prerë. I hedhim kripë dhe piper dhe I lëmë në zjarr për 5-7 minuta. I trazojmë vazhdimisht.

Në të njëjtën kohë, në një tjetër tigan hedhim një lugë vaj dhe shtojmë kungullin e prerë në rripa si makarona. Për të realizuar këtë është shumë e thjesht. Të njëjtin produkt që përdorim për të qëruar patatet ose karrotat, e përdorim për të “qëruar” kungullin, që në këtë rast nuk do të qërohet por pritet në “rripa”. Pasi të kemi mbaruar me të gjithë kungujt, I hedhim në tigan, ku shtojmë dhe katër lugë pesto. I përziejmë për 4-5 minuta dhe I heqim nga zjarri.

Hedhim “makaronat prej kungulli” në pjatë, shtojmë perimet e përgatitura, shtojmë sipër dhe salmonin e “coptuar” dhe kaq ishte! Një recetë e thjeshte, e shpejtë, e shëndetshme dhe shuuumë e shijshme.

P.S: Në pamundësi për të pasur salmonin, recetën mund ta bëni edhe me fileto pule.

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime

Dobësohu duke Kërcyer

€60,00

Programi më i ri nga Në Formë me Aulonën.

Stervitje + Regjim Ushqimor