Rrathet e energjise

E di që ky emër mund t’ju duket I ccuditshëm, aq më shumë kur bëhet fjalë për një ëmbëlsirë, por të jeni të sigurt që nuk e kam shpikur unë. Unë thjesht e kam përvetësuar dhe përkthyer nga gjuha mëmë. Ka pafund mënyra se si mund të gatuhen “rrathët e energjisë”, unë kam provuar shumë prej tyre, e shumë të tjera I kam “shpikur” edhe vetë, duke shtuar përbërës nga mendja 😀 Rëndësi ka që rezultati gjithmonë ka dalë I shkëlqyer. Tani t’i lëmë fjalët, jeni gati për recetën?

Përbërësit

200 gr tërshërë

100 gram gjalp kikiriku

2 lugë fara lini

50 gram kokos pluhur

50 gr rrush të I thatë

copa cokollate të vogla

Përgatitja

I hedhim të gjithë produktet (përvec cokollatave të vogla) në kombinat dhe I përziejmë për 2 minuta. I shtojmë në fund cokollatat dhe I lëmë të përzihen sërish për 15 sekonda. Masën e krijuar e marrim dhe I japim forma rrethore me dorë. I vendosim në një pjatë, ose tavë dhe I fusim në ngrirje për 30 minuta. Pasi t’I hani do të qani nga kënaqësia. H

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime

Dobësohu duke Kërcyer

€60,00

Programi më i ri nga Në Formë me Aulonën.

Stervitje + Regjim Ushqimor