Nuk besoj se ka njeri ne rruzullin tokësor që po t’i pyesësh a e kanë qejf nutellën, të përgjigjen: jo. E megjithatë, edhe pse nutella është një dashuri e madhe për të gjithë, marrëdhënia që kemi me të është: dashuri-urrejtje. Nutella është e shijshme shumë, ama ka kalori sa të duash, sheqer sa të duash, e rrjedhimisht nuk është fare e shëndetshme.
Personalisht kam vendosur që mos të blej më nutella, ama jo të heq dorë prej saj. Thjesht e bëj në shtëpi, me po aq shumë shije, me më pak kalori, pa sheqer dhe shumë të shëndetshme. Recetën po e ndaj edhe me ju.
Përbërësit
- 300 gr lajthi
- 2 luge gjelle kakao
- 2 luge gjelle vaj kokosi
- 1 lugë caji ekstrakt vanilje
- 1 lugë gjelle mjalt
- qumësht (lope, ose bajame) 2 ose 3 lugë gjelle
Përgatitja
Vendosim lajthitë në furrë dhe I lëmë për 10-15 minuta, sa të marrin një si ngjyrë kafe. I heqim nga furra dhe I lëmë të ftohen për pak minuta. Më pas I vendosim në kombinat, ku do t’i lëmë derisa lajthitë të krijojnë atë masë si gjalp. Ky procces mund të dojë 10 ose edhe më shumë minuta. Mos harroni të fikni herë pas here kombinatin (cdo dy minuta) për ta lënë të ftohet. Në momentin që kemi gati gjalpin e lajthive, I shtojmë përbërësit e tjerë, përvec qumshtit dhe vendosim sërish në punë kombinatin, këtë herë për pak sekonda. Në fund I shtojmë qumshtin dhe e vendosim edhe për 10 sekonda të tjera.
Kaq ishte. Mund të lyeni bukën, të bëni krepa, pancake, etj, etj.