Të ka vajtur mendja keq për një ëmbëlsirë, por nuk do të prishësh dietën? Je e ç mendur pas akulloreve, por ke hequr dorë prej tyre sepse kanë shumë sheqer? Mos u shqetëso. Kam unë zgjidhjen për ty!
Përbërësit
– 300 gr fruta të ndryshme, sipas dëshirës dhe mundësisë (unë përdora banane, mango, mjedër)
– 150 gr kos
– 1 lugë gjelle mjalt (opsionale, unë nuk e përdora).
Përgatitja
Frutat që do të përdorni për akulloren i prisni në copa të vogla dhe I fusni në ngrirje, ku duhet t’I lini për të paktën 2 orë. Po ashtu unë këtë herë futa edhe kosin në ngrirje, ama herë të tjera nuk e kam bërë këtë. Mund ta provoni me të dyja mënyrat dhe zgjidhni atë që ju pëlqen më shumë në shije. Pasi t’I nxirrni nga ngrirja I hidhni në kombinat edhe frutat edhe kosin (plus mjaltin nëse do ta përdorni) dhe i lini të frulohen për disa minuta, derisa të formohet një masë kremoze si akullore. Masën e krijuar e ndani në tasa dhe sipër mund t’i shtoni fruta, ose ndonjë frut të thatë, copa të vogla çokollate (për fëmijët kjo), ose çfarë të dëshironi ju. Sa më të thjeshtë ta mbani, aq më pak kalori ka.