Barreta proteinike

Sa herë t’ju shkojë mendja për të ngrënë dicka të mirë, por pa abuzuar dhe duke marrë proteinën aq të nevojshme për truin, sidomos pas stërvitjes, drejtojini sytë nga kjo barretë proteinike.

Per 4 barreta

– 30 gr tërshërë

– 15 gr miell bajame

– 1 scoop proteinë

– 1 lugë gjelle fara kungulli

– ¼ lugë cajime kripë

– ½ lugë caj kanellë

– 50 gr mjalt

– 2 lugë gjelle gjalp bajame (ose kikiriku)

Përgatitja

Përziejmë mirë në një tas tërshërën, proteinën, miellin, farat, kripën, kanellën. Në një tas tjetër vendosim mjaltin me gjalpin e bajameve dhe I fusim në mikroval për 45 sekonda, derisa gjalpi të shkrijë dhe të bëhet një masë me mjaltin. I nxjerrim dhe I hedhim sipër përbërësve të tjerë. I përziejmë shumë mirë, derisa përbërësit të bashkohen të gjithë me njëri tjetrin. Masën e krijuar e vendosim në një tavë të vogël dhe e fusim në ngrirje ku e lëmë për 2 orë.

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime