Kush është gati për recetën e biskotave më të shijshme që ekzistojnë? Pa gluten, pa laktoz, të shëndetshme? Foto nuk është e bukur, sepse koha nuk mjafton asnjëherë për të bërë fotot sic duhet, ama më besoni që shija justifikon gjithcka 😀
Përbërësit
– 180 gr miell kikiriku (mjafton të fusni kikirikët në kombinat për pak sekonda sa të thërrmohen dhe krijohet mielli)
– 15 gr fara liri të bluara
– ½ lugë caji me krip
– 160 gr recel (sipas dëshirës)
– 50 gr sheqer kokosi (mund të përdorni edhe sheqer normal)
– 130 gr gjalp kikiriku
– 60 gr qumësht bajame
– 1 lugë caji vanilje
– 1 lugë caji baking poëder
Përgatitja
Përziejmë së bashku në një tas miellin e kikirikut, farat e lirit të bluara, baking powder dhe kripën. Në një tasë tjetër përziejmë mirë reccelin, sheqerin, gjalpin e kikirikut, qumshtin e bajames, vaniljen. Hedhim përbërësit e tasit të parë tek tasi tjetër dhe I përziejmë mirë me një pirun derisa të krijohet një masë homogjene. Në një tavë ku kemi vendosur më parë një letër kuzhine, vendosim masën e krijuar, duke e shtypur me dorë për ti dhënë formën e biskotave. I fusim në furrë në 200 gradë për 15-20 minuta.