Biskota me lajthi

Perberesit

– 230 gr mielli lajthi (unë mora lajthi dhe I futa në blender për 2 minuta, deris u thërrmuan dhe u krijua masa si miell)

– 80 gr sheqer kokosi (mund të përdorni edhe sheqer kaf)

– 30 gr fara liri të bluara

– 1 lugë caji sode buke

– ¼ lugë caji kripë

– 120 gr pure molle

– 50 gr cokollatë e zezë (e shkrirë)

– 2 lugë lajthi të coptuar

Përgatitja Në një tas të madh përziejmë mjellin e lajthive, sheqerin, farat e bluara të lirit, sodën dhe kripën. Më pas shtojmë edhe purenë e mollës dhe vazhdojmë I trazojmë mirë. Në një tavë, shtrojmë një letër për pjekje dhe hedhim sipër masën e krijuar, duke e hapur në gjithë tavën. E fusim në sobë për 25 minuta. E nxjerrim nga soba dhe e lemë të ftohet për 20 minuta. Më pas duke përdorur një thikë me majë të mprehtë, e presim në formë rripash. I kthejmë nga ana tjetër dhe I fusim sërish në furrë për 10 minuta. Pasi i nxjerrim nga furra I hedhim sipër ccokollatën e shkrirë dhe lajthitë e coptuara.

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime

Dobësohu duke Kërcyer

€60,00

Programi më i ri nga Në Formë me Aulonën.

Stervitje + Regjim Ushqimor