Prandaj mes qindra recetave të cilat gatuaj çdo ditë, prej vitesh,
vetë në shtëpi, por tanimë edhe tek Healthylicious, qëllimi parësor
që kisha në mendje, kur vendosa të publikoj ketë libërth me receta
ishte që ju të keni akses në pjata fare të lehta për t’u gatuar, edhe
atëherë kur mendoni se nuk keni kohë.
Të ushqehesh shëndetshëm, tashmë nuk është një luks, por një
domosdoshmëri.
Një investim për të tashmen e mbi të gjitha për të ardhmen e
shëndetit tuaj. Në 30 receta për 30 ditë, do të gjeni receta fare të
thjeshta, të cilat gatuhen kollaj, shpesh madje pa pasur nevojën
për t’u gatuar fare, sepse, përse të porosisësh një pizza, apo sufllaqe, apo makarona me panna për shkurt, kur më shkurt akoma
dhe padyshim më shëndetshëm, të del të gatuash në shtëpi?
Vlerësimet
Nuk ka vlerësime