8 Javë

Programi i Palestrës – Shto Peshën

60,00

Më në fund pritjes i erdhi fundi. Pas shumë muajsh që kam kaluar duke studiuar, ndërtuar, e më pas provuar tek vetja programin e palestrës, jam gati ta ndaj me ju.
Për të gjitha vajzat dhe gratë që duan të ndihen më të forta, më seksi, me më shumë vetbesim, për të gjitha ju që dëshironi të përmirësoni jo vetëm pamjen e jashtme, por mbi të gjitha mënyrën se si ndiheni së brendshmi. Për të gjitha ju që e keni nisur palestrën shumë herë, por e keni lënë përgjysëm pasi, shkoni disa ditë, nuk dini çfarë të bëni, nuk keni një program për të ndjekur, nuk dini me çfarë regjimi ushqimor ta shoqëroni stërvitjen që po bëni. Për të gjitha ju që nuk nuk keni frikë nga muskujt, apo të “dukeni si burrë”, që nuk keni frikë të punonin me pesha dhe doni të nxirrni më të mirën e trupit tuaj, ky program është ai që bën për ju.

8 javë, stërvitja 5 herë në javë, duke ndarë 3 ditë në javë pjesën e poshtme të trupit. Dita e parë me focus vithet, e dita e tretë me focus quadriceps dhe hamstring dhe dita e pestë me fokus vithet dhe këmbët bashkë. Dy ditë të tjera fokus në pjesën e sipërme të trupit, me një ditë supet, bicepsi dhe barku dhe ditën tjetër shpina, triceps dhe barku. Dy ditë janë pushim, për t’i dhënë mundësi muskujve të marrin veten. Ditët e pushimit i zgjidhni ju vetë. Përshtateni stërvitjen në bazë të axhendës javë. E njëjta gjë vlen edhe për kohën kur bëni ushtrime. S’ka rëndësi orari, rëndësi ka të gjeni 1 orë, nga 24 që ka dita, për ta bërë stërvitjen.

Regjimi stërvitor shoqërohet me regjimin ushqimor, I cili duhet të ndiqet për të patur rezultate sa më optimale.

Afati për të përdorur Programin Përfundon pas 10 Javesh.

Na kontaktoni në WhatsApp për çdo pyetje ose paqartësi qe keni.

Në formë me Aulonën

Programe të ngjashme.

Në formë me Aulonën

Rezultate

Në formë me Aulonën

Përshtypjet

Sot mbarova programin e 1 . Nga 83 tani 74.5 ngushtim ne perimeter dhe lumturi shum te madhe 🥰🥰 Te falenderoj pa mase zysha dhe gocat jeni super 🥰🥰.Pz kur e kam nis thash ta provoj Edhe kte si gje t fundit se nuk e besoja se do e coja deri ne fund por ja dola 😘

-30 kg ne perfundim te dy programeve, vetem duke ndjekur regjimin e shendetshem ushqimor te @ne_forme_me_aulonen dhe duke u stervitur nga shtepia 😍😍

E dashur sot mbarova plot 8 jave te programit 1. Nuk di te te shpjegoj sa e lumtur ndihem dhe sa besim ne vetvete kam krijuar qekur pashe rezultatet e para. Pesha ime ka qene 65kg dhe sot eshte 58kg por kjo per mua nuk ka me fare rendesi pasi me kryesorja eshte ndryshimi qe kam ne perimeter.... un do vazhdoj akoma 2 javet perseritje do bej javen 6/7 dhe Pastaj do flasim prap per programin e tonifikimit. Nuk Mendoj se do ti le me ushtrimet aq shume kam nisur ti dua dhe te ndjej shume kenaqesi kur i bej ♥️ faleminderit e dashur per gjithcka!

Në formë me Aulonën

Paketë Combo

Program dobësimi nr.1 stërvitje + regjim ushqimor, 65,00

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime

Dobësohu duke Kërcyer

€60,00

Programi më i ri nga Në Formë me Aulonën.

Stervitje + Regjim Ushqimor