Me ne fuuuund po e publikoj receten e brownie-t qe hodha para dy ditesh ne story dhe ju ma keni kerkuar aq shume! Kujdes! Behet fjale per nje brownie pa sheqer, pa shume kalori, por shume, shume te shijshem.
Perberesit
– 1 patate e embel
– 3 veze
– 3 luge miell kokosi
– 60 ml vaj kokosi
– 3 luge gjelle mjalt
– 3 luge gjelle kakao (pa sheqer)
– 1 luge gjelle kanelle
– 30 gram arra (kush ka deshire mund t’i hedhe edhe me shume)
Pergatitja
– E ndajme pataten e embel ne mes dhe e fusim ne furre (me gjithe lekure). E leme per 25-30 minuta dhe e nxjerrim. E leme te ftohet per pak, e vendosim ne nje tas, i heqim lekuren dhe pjesen tjeter e shtypim derisa te behet si pure. Fillimisht i shtojme vezet, vajin e kokosit dhe mjaltin dhe i trazojme mire. Shtojme miellin, kakaon, kanellen dhe arrat dhe vazhdojme t’i perziejme.
E hedhim masen e krijuar ne nje tave dhe e fusim ne furre 180 grade per 30-35 minuta, ose derisa ta kuptoni me sy qe eshte gati sepse varet nga nxehtesia e furres.
Me kollaj se kaq nuk besoj se ka
Mund ta shoqeroni me copa frutash siper.