Përbërësit
– 1 banane e gjysmë
– 2 lugë gjalp kikiriku
– 40 gr protein (nëse nuk keni atëherë zëvendësojeni me tërshërë të imët mundësisht)
– 2 lugë caji kako e zezë
Përgatitja
Fillimisht shtypim bananen me pirunë derisa të bëhet si pelte. Më pas i shtojmë përbërësit e tjerë dhe i përziejmë të gjithë bashkë. Pasi të jetë krijuar masa e hedhim në një tavë të vogël dhe e fusim në furrë për 15 minuta. Lërëni të ftohet të paktën për 15 min përpara se ta konsumoni .