‘- 5 lugë gjalp kakao (mund të zëvendësohet me vaj kokosi)
– 3 lugë gjelle kakao
– 2 lugë gjelle mjalt
– 1 lugë caj esencë vanilje
– gjalp cashew, ose macadamia (mund të zëvendësohet me gjalp kikiriku)
– arrë kokosi e grirë
Përgatitja
Hedhim në një tenxhere gjalpin e kakaos dhe e shkrijmë ne temperaturë të ulët. Shtojmë kakaon, ndërkohë që e përziejmë. Kur fillon e trashet masa, shtojmë mjaltin dhe vaniljen. Fikim zjarrin dhe e përziejmë edhe për pak sekonda. Masën e krijuar e ndajmë nëpër letra të vogla që shërbejnë për cupcake (që mund të jenë plastike, ose letre) dhe e fusim në ngrirje për 10 minuta. E nxjerrim dhe I shtojmë secilës sipër, gjalp kikiriku dhe arrën e kokosit. E fusim sërish në frigorifer për 10 minuta.