blog, Receta

Muffins me boronice

Sinqerisht, po sinqerisht kjo eshte nje nder recetat me te mira te muffins qe une kam gatuar dhe provuar ndonjehere! Ama duhet t’i qendroni fiks perberesve dhe mos t’i ndryshoni ato. Super, super te shijshme.

Perberesit per 12 muffins

– 3 veze

– 4 banane

-160 gr gjalp kikiriku

– 30 gram vaj kokosi

– 1 luge caji esence vanilje

– 1 luge gjelle kanelle

– 60 gram miell bajame

– 1 luge fryres per embelsira

– 200 gr boronica

Pergatitja

Bashkojme te gjithe ingredientet (pervec boronicave) sipas radhes qe i kam vendosur me siper. I perziejme mire, derisa te krijohet nje mase homogjene. I shtojme boronicat dhe i perziejme edhe pak. I hedhim ne taven e muffins dhe i fusim ne furre per 15-20 minuta. Pasi i heqim i leme 10-15 minuta sa te ftohen. Do t’ju vije deshira ti hani te 12-a por mos e beni 🤣🤣🤣 .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.