blog, Receta

Muffins me perime

Për mua muffins do të mbeten gjithmonë një ndër ato ushqime të cilat kryesojnë listën e gatimeve të thjeshta, të shpejta, praktike dhe shumë të shijshme. Sidomos nëse keni fëmijë, muffins, të ëmbël apo të kripur qofshin, janë zgjidhja ideale për mëngjes, ose darkë. Dhe nëse hahen në sasinë e duhur, pa e tejkaluar masën (1 ose 2), nuk “dëmtojnë” as peshën.

Përbërësit

– 200 gr miell (unë kam përdorur miell Kamut sepse është më I shëndetshëm dhe ka më shumë protein sesa mielli I bardhë. Në pamundësi përdorni miell integral)

– 2 vezë të plota

– 100 ml qumësht

– 2 lugë vaj ulliri

– 1 lugë caji kripë, piper, rigon, arrë moskat

– 1 bustin fryrës brumi

– gjysmë kungull jeshil

– gjysmë spec I kuq, gjysmë spec jeshil

– 50 gram misër

– 100 gram mozzarella

– 2 feta proshutë pule

Përgatitja

Në një tasë hedhim këta përbërës sipas radhës: vezët, vaji, qumshti, fryrësi I brumit, erëzat dhe I përziejmë. Pastaj te kjo masë shtojmë miellin gradualisht, ndërkohë që vazhdojmë ta përziejmë derisa të bëhet një masë kompakte. Shtojmë perimet të prera në copa të vogla. Në fund shtojmë mozzarellën dhe proshutën po ashtu te prerë në copa shumë të vogla. I përziejmë edhe një herë të gjitha bashke dhe I hedhim në format e muffins. Kjo masë është për 12 muffins. I vendosim në furrë për 20-25 minuta. Pasi I nxjerrim I lëmë për 10-15 minuta sa të ftohen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.