blog, Receta

Pite me miell qiqrash

Prej kohësh jam munduar që miellin grurit ta zëvendësojë me alternativa të tjera më të shëndetshme dhe më pak kalorike. Një ndër këto alternativa është edhe mielli i qiqrave, i cili ka më shumë vlera ushqimore dhe më pak kalori. E ku ka më mirë? Një recetë e thjeshtë, të cilën e mbush me ccfarë të duash. Kujdes, sa më pak kalori, aq më mirë!

Për 2 persona

– Tre lugë gjelle miell qiqrash

– Një vezë

– 1 gotë qumësht

Përgatitja

Përziejmë së bashku miellin me vezën dhe qumshtin. I rrahim mirë derisa të bëhet një masë homogjene. Vendosim në zjarr një tigan me një lugë gjelle vajëulliri. Shtojmë një garuzhde nga masa e krijuar, duke e përhapur në formë rrethore në tigan. Pasi të jetë pjekur nga ana poshtë, e kthejmë nga ana tjetër. E heqim nga zjarri dhe e mbushim me ccfarë të dëshironi.

P.S: Vajzat që ndjekin regjimin ushqimor të Në formë me Aulonën, kanë dhe recetën për mbushjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.