6 Javë

Dobësohu Duke Kërcyer (Stërvitje + Regjim Ushqimor)

60,00

Këtë herë programi i ri i në formë me Aulonën, vjen totalisht ndryshe.

Një miks mes kardiosaerobisë dhe forcës, një kombinim perfekt për të djegur kalori, ulur masë dhjamore dhe krijuar masë muskulare në vetëm 6 javë. Një program I cili ka për qëllim në radhë të parë të ndiheni mirë mendërisht dhe psikologjiksë, sepse një trup I shëndetshme nuk mund të ekzistojë pa një mendje të shëndosh. Dhe si do ta arrini këtë?

Nëpërmjet kërcimitaerobisë!

A ka njeri që nuk e do kërcimi? Nuk e besoj!

Në këtë mënyrë nuk do t’I bëni më bisht stërvitjes me justifikimin që nuk ju pëlqen të bëni ushtrimet. Sepse tre herë në javë ju thjesht do të gjeni 30 minuta kohë për veten tuaj dhe do të kërceni, duke shijuar në maksimum çdo notë muzikore, duke ëndërruar sikur jeni mbretëresha e pistës së vallzimit. Do të ndiheni sensuale, me energji, një balerinë e vërtetë, në rehatinë e shtëpisë tuaj. Dhe ndërkohë do të shpenzoni shumë kalori! Dhe do të ulni masën dhjamore! Ku ka më bukur se sa kaq?

Programi i ri “Mbretëresha e kërcimit” ka 5 ditë, në të cilat tre janë aerobikërcim + 10 minuta muskuj barku në fund. Ndërsa dy ditë të tjera janë ushtrime të ndara, një ditë pjesa e poshtme e trupit dhe një ditë tjetër pjesa e sipërme. Do t’ju duhen vetëm dy gira, ju sugjeroj të merrni nga ato ku mund të vendosni dhe hiqni pllakat në mënyrë që të keni mundësi t’ja përshtasni peshën ushtrimit që jeni duke bërë. Zakonisht për pjesën e sipërme të trupit punohet me pesha më të vogla, ndërsa pjesa e poshtme kërkon pesha më të mëdha. Në këtë mënyrë përveç se do të ulim masën dhjamore, do të krijojmë edhe masë muskulare, kaq e nevojshme për të nxitur metabolizmin, për të qenë në formë dhe padyshim për t’u dukur bukur.

Edhe ketë herë programi vjen i shoqëruar me regjimin ushqimor, i cili është shumë i rëndësishëm për të arritur objektivat që ju keni, uljen e masës dhjamore.

Jeni gati? Programi zgjat 6 javë, por do të qëndrojë i hapur 8 jave, në mënyrë që të zëvendësoni ndonjë ditë kur nuk keni arritur të stërviteni.

Për të gjitha mikeshat e reja, apo ato që prej katër vitesh tashmë janë pjesë e ne formë me Aulonën, mezi po pres sa të nisni këtë rrugëtim të ri, i cili jam e bindur që do t’ju kënaqë dhe argëtojë, në rrugën drejt qëllimit për një trup me të bukur e mbi të gjitha shëndet më të mirë.

Afati për të përdorur Programin Përfundon pas 8 Javesh.

Na kontaktoni në WhatsApp për çdo pyetje ose paqartësi qe keni.

Në formë me Aulonën

Programe të ngjashme.

Në formë me Aulonën

Rezultate

Në formë me Aulonën

Përshtypjet

Sot mbarova programin e 1 . Nga 83 tani 74.5 ngushtim ne perimeter dhe lumturi shum te madhe 🥰🥰 Te falenderoj pa mase zysha dhe gocat jeni super 🥰🥰.Pz kur e kam nis thash ta provoj Edhe kte si gje t fundit se nuk e besoja se do e coja deri ne fund por ja dola 😘

-30 kg ne perfundim te dy programeve, vetem duke ndjekur regjimin e shendetshem ushqimor te @ne_forme_me_aulonen dhe duke u stervitur nga shtepia 😍😍

E dashur sot mbarova plot 8 jave te programit 1. Nuk di te te shpjegoj sa e lumtur ndihem dhe sa besim ne vetvete kam krijuar qekur pashe rezultatet e para. Pesha ime ka qene 65kg dhe sot eshte 58kg por kjo per mua nuk ka me fare rendesi pasi me kryesorja eshte ndryshimi qe kam ne perimeter.... un do vazhdoj akoma 2 javet perseritje do bej javen 6/7 dhe Pastaj do flasim prap per programin e tonifikimit. Nuk Mendoj se do ti le me ushtrimet aq shume kam nisur ti dua dhe te ndjej shume kenaqesi kur i bej ♥️ faleminderit e dashur per gjithcka!

Në formë me Aulonën

Paketë Combo

Program dobësimi nr.1 stërvitje + regjim ushqimor, 65,00

Shporta
Identifikohu

S'keni ende një llogari?

Llogaria ime