‘- 150 gr fasule të kuqe, ose të zeza (të gatshme)
– 1 spec I kuq
– ½ qepë
– 2 thelpinj hudhër
– 1 vezë 1
– lugë gjelle bukë e therrmuar (peksimadhe)
– rigon
– krip
– piper
– majdanoz
Përgatitja
Hedhim në kombiant fasulet dhe specin dhe I lëmë për disa sekonda të coptohen, por jo aq sa të bëhen pure. Masën e krijuar e vendosim në një pjatë dhe shtojmë qepën e coptuar, hudhrën, majdanozin, vezën, rigonin, peksimadhen, krip, piper dhe I përziejmë mirë. I japim me dorën formën e qofteve (mesatare) dhe I vendosim në furrë për t’u pjekur, për 15-20 minuta, në 180 grad.