blog, Receta

Quinoa me pulë, qiqra dhe rrush të thatë

Doni një pjatë të pasur me proteina dhe fibra. Një vakt gjithe shije dhe shumë I shëndetshëm te cilin mund ta konsumoni ne dreke, ose darke.

Për katër persona

Përbërësit

– 120 gr quinoa

– 400 gr fileto pule

– 2 karrota

– 200 gr qiqra

– 100 gr misër

– 60 gr arra

– 60 gr rrush I thatë

– piper, kripë

Për salcën

– 2 lugë vaj ulliri

– 1 lugë caji cumin

– 3 lugë gjelle limon

– 1 lugë maple syrup, ose mjalt

– 1 lugë caji piper i kuq (jo djegës)

Përgatitja

Vendosim filetot për t’u gatuar, me një lugë vaj dhe pak krip. Unë i bëj në tenxhere me presion. Në të njëjtën kohë vendosim për t’u zierë në tenxhere dhe quinoan, të cilën më parë e kemi shpëlar në ujë të bollshëm për disa minuta. Masat e quinoas janë si pilafi, 1 me 2, ama në këtë recetë unë nuk doja ta gatuaja quinoan si zakonisht, doja ta lija pak të qullët, kështu që I kam hedhur pak më shumë ujë. Këtë e keni në dorë vetë, varet nga preference juaj. Pasi fileto të jetë gati, e lëmë të ftohet pak dhe e presim në copa të vogla. E hedhim në të njëjtën tenxhere dhe I shtojmë aty misrin dhe qiqrtat. I lëmë për disa minuta duke I përzier vazhdimisht. Nëse është e nevojshme shtojmë nga pak fare ujë, që mos të ngjiten në fund. Pas 4-5 minutash I heqim nga zjarri. Kur quinoa të jetë gati e heqim, e lëmë të ftohet për disa minuta dhe e hedhim nëpër pjata. I hedhim sipër fillimisht pulën me misrin dhe qiqrat. Pastaj I shtojmë arrat, rrushin e thatë dhe karrotën. Në fund I hedhim një lugë e gjysmë nga salca. Ju bëftë mirë.

Lini një Përgjigje