Kjo është receta e reçelit të luleshtrydhes më e thjeshte dhe më e shëndetshme që ekziston. Dhe kur ju a them unë, duhet të më besoni. Ju duhen vetëm 3 përbërës.
Përbërësi t
– 500 gr luleshtrydhe
– 3 lugë gjelle mjalt
– 2 lugë gjelle fara chia
Përgatitja
Vendosni një tigan të thellë (ose tenxhere) në sobë. Temperatura e sobës nuk duhet të jetë shumë e lartë. Pasi të jetë nxehur, hidhni luleshtrydhet dhe mjaltin. Luleshtrydhet do nisin të nxjerrin lëngun e tyre, trazojini vazhdimisht.
Lërini derisa të shikoni me sy që kanë filluar të zbuten dhe pastaj me një pirunë ose lugë shtypin, ndërkohë që I trazoni. Trazojini herë pas here gjatë kohës që janë në zjarr.
Kur të shikoni që luleshtrydhet nisin të krijojnë fllucka të mëdha, hidhni farat chia. Farat do të ndihmojnë që të lidhet rreçeli në mënyrë sa më natyrale, pa përdorur produkte shtesë që janë të dëmshme për shëndetin. Gjithashtu farat chia janë të pasura me proteina, fibra dhe yndyrna të mira Omega 3.
Lereni edhe 10 minuta në zjarr duke vazhduar përzierjen. Kur ta hiqni nga zjarri, edhe pse mund të duket si I lëngshëm mos u shqetësoni, sepse farat chia duan kohën e tyre derisa të krijojnë masën si xhelatinë. Hidheni reçelin në një kavanoz ose tas dhe futeni në frigorifer.
Fantastik për të gjithë familjen.