Sistemi ynë imunitar është aleati ynë më i madh në luftën që kemi me viruset dhe bakteret… dhe si rrjedhojë, duhet të përpiqemi ta forcojmë me të gjitha “mjetet” që mundemi.
Fundja, të gjitha alergjitë, bakteret që marrim çdo ditë pa vetdije, viruset që na futën në organizëm hasin në rezistencën e sistemit tonë imunitar.
Por si funksionin ky sistem?
Kur një substancë e huaj hynë në trup aktivizohet menjëherë sistemi ynë imunitar. Këto substanca quhen antigjene dhe mund të jenë viruse, baktere apo mikrokërpudha.
I pari që vihet në lëvizje është nënsistemi natyral. Ky nënsistem ofron mbrojtjen e parë dhë të përgjithshme ndaj antigjeneve.
I dyti që vihet në punë është nënsistemi përshtatës. Nëse një antigjen hyn për herë të parë në trup, sistemi ynë imunitar nuk e njeh. Atëherë ky nënsistem duhet të gjej një mënyrë për ta luftuar dhe për këtë prodhon një lloj antitrupi që përshtatet me antigjenin për ta luftuar. Më vonë i njejti antitrup prodhohet sa herë ky antigjen hyn në organizëm. E kështu në vazhdim. Për çdo virus, kërpudhë apo mikrokërpudhë që hyn në organizëm, sistemi ynë imunitar prodhon “vaksinën” për ta luftuar.
Si mund ta forcojë aktiviteti fizik sistemin imunitar?
Pikë së pari, ushtrimet mund të ulin nivelin e qelizave të bardha të gjakut. Një nivël i lartë i këtyre qelizave sjell inflamacion. Gjithashtu, niveli i lartë mund të na çojë drejt sëmundjeve koronale të zëmrës.
Studimet kanë treguar se aktiviteti fizik shmang plakjen e sistemit imunitar. Kjo është edhe një mënyrë për të ndihmuar veten të gjithë të moshuarit… në mënyrë që të shmangin viruset dhe bakteret.
Nga ana tjetër, aktiviteti fizik ul rrezikun e infeksioneve respiratore, të cilat kryesisht ndodhin në zonën e trakesë.
Të ushtrohesh vazhdimisht ndikone dhe në inflamacionin kronik të organizmit tuaj. Ky lloj inflamacioni vjen si pasojë e dietës jo të pasur apo duhanpirjes. Ky lloj inflamacioni mund të shkaktojë kancer apo diabet.
Studimet e fundit kanë treguar se obeziteti dëmton sistemin imunitar. Kjo për shkak se obeziteti lidhet edhe me inflamacionin kronik. Të ushtruarit ju sjell një trup më aktiv, më të shëndetshëm dhe ul inflamacionin e trupit.
Por çfarë lloj ushtrimesh duhet të kryejmë?
Medline, një nga institutet në të rëndësishme mjekësore në SHBA, katreguar se një program fitness-i i moderuar duke kombinuar lloje të ndryshme ushtrimesh mund t’ju vijë në ndihmë. Pra, kombinimi i ushtrimeve aerobike dhe të ecurit mund të jetë një zgjidhje, por çelësi i të gjithë kësaj është ushtrimi në mënyrë konstate!
Gjithashtu, studimet kanë treguar se ushtrimet nën shoqërinë e familjarëve apo të miqve rrit efiçencën e këtyre ushtrimeve… prandaj, stërvitja me fëmijët është zgjidhja më e mirë!