blog, Receta

Torte me fruta te thata dhe boronica

Eshte shume e veshtire te pershkruaj me fjale se cfare mrekullie eshte kjo torta. Duhet ta provoni qe ta besoni 🤤Dhe eshte e gjitha me gjera te shendetshme…dmth thuajse e gjitha se ka nje perjashtim te vogel, cokollaten e bardhe. Meqe kemi fundjaven para, mbani shenime dhe kenaquni me embelsiren tuaj te fundjaves.

Perberesit

Une do shkruaj perberesit origjinal, sic e kam bere une torten, por ne kllapa do vendos dhe disa alternativa per ata qe s’kane mundesi te marrin ato.

Shtresa 1

– 80 gram Cashew (arra indiane, keto jane baza e recetes, por mund te perdorni edhe arra normale), 80 gr bajame, 10 gram kakao, 3 luge vaj kokosi, 2 luge mjalt.

Pjekim paraprakisht per 10 minuta arrat dhe bajamet. I leme te ftohen per 10 min dhe i fusim te gjithe perberesit ne blender, i leme disa minuta derisa te grihen dhe te behen nje mase. Masen e krijuar e vendosim ne nje tave rrethore.

Shtresa 2

– 240 gram cashews te cilat duhet t’i kemi lene te pakten dy ore ne uje me pare. Ne te kundert perdorni arrat normale (lerini 30 min ne uje perpara)

– 100 ml qumesht kokosi (sa me i trashe aq me mire)

– 4 luge vaj kokosi, 4 luge mjalt, 4 luge leng limoni, 50 gram cokollate e zeze (mbi 70%). Hedhim gjithe perberesit (pervec cokollates) ne blender. I leme per disa minuta derisa te behet nje mase kremoze. Pasi te jete gati hedhim cokollaten duke e coptuar ne pjese shume te vogla. E perziejme gjithe masen e krijuar dhe e hedhim siper shtreses se pare. E fusim ne frigorifer nderkohe qe pergatisim dhe shtresen e fundit.

Shtresa 3

– 240 gram cashews te cilat duhet t’i kemi lene te pakten dy ore ne uje me pare. Ne te kundert perdorni arrat normale (lerini 30 min ne uje)

-80 ml qumesht kokosi (sa me i trashe aq me mire)

– 2 luge vaj kokosi, 2 luge mjalt, 2 luge limon, 100 gram cokollate e bardhe (e shkrire), 100 gr boronica (mund ti zevendesoni me luleshtrydhe)

I Hedhim gjithe perberesit ne blender. I leme per disa minuta derisa te behet nje mase kremoze. Masen e perfituar e vendosim siper dy shtresave te tjera. E zbukurojme siper me boronica dhe luleshtrydhe.

E fusim ne frigorifer per minimumi dy ore (e di,do jete e veshtire te duroni😂)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.