Dobësim & Tonifikim (stërvitje + regjim ushqimor)

Statusi Aktual
Jo i rregjistruar
Çmimi
65 EUR
Fillo Tani

Më në fund është gati! Programi i ri stërvitor që mezi po e prisnit do t’ju bëjë shoqëri për gjashtë javë. Javë gjatë të cilave, me paisjet minimale (vetëm dy gira dhe një llastik), ju do të shkrini masën dhjamore, do të tonifikoheni, do të përmirësoni sistemin tuaj kardiovaskular, do të jeni më energjike, etj.
Do të stërviteni 5 herë në javë, dy ditë janë pushim.

Stërvitja do të vijë duke u intensifikuar nga java në javë. Këto program e sugjeroj për ato vajza të cilat kanë përfunduar njërin nga programet e në formë me Aulonën dhe kanë fituar eksperiencë dhe rezistencë në stërvitje, pasi është një program intensiv.

Cdo ditë do të punohet i gjithë trupi. Do të jeni në “luftë me kohën”, nuk do të keni një numër të caktuar repsash (përsëritjesh për të bërë), ama do të mundoheni të bëni sa më shumë përsëritje brenda kohës së përcaktuar.

Qëllimi duhet të jetë që nga dita e parë, deri në ditën e fundit, numri i repsave për të njëjtin afat kohor të jetë shtuar.
Kur shoqërohet me regjimin ushqimor, program ndihmon të humbisni kg. Nëse qëllimi juaj është vetëm tonifikimi, atëherë mund të ndiqni programin pa regjimin ushqimor.
Jeni gati?

Vëmendje!Afati për të përdorur Programin Përfundon pas 10 Javesh.